75 Mall Live Search
20:39 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Parashikimi i motit për vikend dhe fillimin e javës së ardhshme

Fundjava sjell rënie të lehtë të temperaturave, me mundësi edhe për rrebeshe me bubullima.

Javën e ardhshme sërish rikthehet i nxehti afrikan me kthjellime e temperatura maksimale deri në 35C.

10.07 – Mbetet nxehtë, paradite intervale me diell. Ditën kryesisht me vransira, e nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër nëpër lokalitete.

11.07 – Paradite me intervale me diell. Ditën kryesisht me vransira, e ku priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë intenzive, me mundësi edhe për breshër.

12.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe me bubullima.

13.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

14.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 18C, e maksimalet në ditët e fundjavës zbresin deri në 30C, e javën e ardhshme deri ditën e mërkurë rriten deri në 35C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-10m/s, e në fillim të javës së ardhshme kryesisht nga jugu e lehtë dhe mesatare 2-7m/s.

Shtypja atmosferike mbetet përreth vlerave normale ditëve në vijim, e nga dita e martë me tendencë të rënies.