08:05 / E Diele, 14 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Parashikimi i motit, vranët dhe me reshje shiu dita e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHK-së, mot kryesisht i ngjashëm parashihet të mbajë deri javën e fundit të këtij muaji.

“Edhe dita e diel parashihet të jetë kryesisht e ngjashme, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime, por do të jenë konstante me ditët e fundit”.