75 Mall Live Search
15:31 / E Premte, 23 Maj 2025 / mp

Parashikon eksperti i ekonomisë: Vendimi i Trump për tarifat ndaj BE-së, do të godas edhe Kosovën!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave prej 50% ndaj Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 qershori.

Ky vendim  përveç që do ta godasë ekonominë e vendeve më të zhvilluara evropian, edhe Kosova do të goditet në mënyrë indirekte dhe direkte.

Kështu ka thënë për Indeksonline, njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu.

“Tasksat tregtare të cilat janë vu nga SHBA-ja, konkretisht nga presidenti Trump përball shteteve anëtare të shteteve evropiane vërtet e dëshmojn edhe më tutje që ka filluar një  epokë e re ekonomik. Një  ri-renditje e re ekonomike që ka të bëjë shumë më tepër me qeverisje politike, koorporative se se sa të formës së politikës klasike. Të gjitha këto masa janë duke e çrregulluar konturën ekonomike në botë.”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij vendimi për tarifat ndaj vendeve të BE-së, do të ketë efekte negative duale çoftë për vendet evropiane, çoftë edhe për vet SHBA-në.

“Fakti që të dyja palët kanë qenë partner dhe janë partner tregtarë të lidhur njëri me tjetrin , besoj është efekti i parë.  E dyta do të goditet industria dhe teknologjia e shteve evropiane në veçanti të vendeve të zhvilluara siç është Gjermania.

 E tëra kjo do të ndikojë në aspektin social sepse në tkurrjene eksporteve ekonomia “Made in Europe “ në SHBA , do të ketë edhe t’kurrje  të  fuqisë punëtore në evropë e tëra kjo do të ketë efekt zingjiror edhe në vendet tjera”, tha ai.

Duke shtuar se edhe Kosova do të goditet nga  ky vendim.

“Në mënyrë  direkte do të jetë e goditur edhe Kosova dhe shtete e Ballkanit Përendimor. Remitancat kanë qenë shtylla kryesore e strabilitetit ekonomik edhe social , besoj që do të ketë një t’kurrje e cila do të reflektojë  me negavitet. “, tha ai.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave prej 50% ndaj Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 qershori.

“Bashkimi Evropian, i cili u themelua kryesisht për të shfrytëzuar Shtetet e Bashkuara në tregti, është jashtëzakonisht i vështirë për të bashkëpunuar. Barrierat e tij të forta tregtare, TVSH-ja, dënimet absurde për korporatat, barrierat jo tarifore, manipulimi monetar, paditë e padrejta dhe të pabazuara kundër kompanive amerikane dhe të tjera, kanë çuar në një deficit tregtar me Shtetet e Bashkuara prej më shumë se 250 miliardë dollarësh në vit – një shifër që është plotësisht e papranueshme”.

Negociatat tona me ta nuk po çojnë askund! Prandaj, unë rekomandoj vendosjen e një tarife të sheshtë prej 50% për Bashkimin Evropian, duke filluar nga 1 qershori 2025. Për produktet që prodhohen ose montohen në Shtetet e Bashkuara, tarifa nuk zbatohet.

“Faleminderit për vëmendjen tuaj”, shkroi Trump./Indeksonline/