75 Mall Live Search
15:53 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / LB

Parashimi i motit për dy ditët e ardhshme

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në një njoftim të IHMK-së.