75 Mall Live Search
16:13 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Parashikimi: Pritet të bjerë borë edhe në Tiranë

Mot i ftohtë dhe me reshje do të vazhdojë të jetë në pjesën më të madhe të vendit.

Sinoptikania Adiola Bani, u shpreh për News 24  se ulja e temperaturave do të vijojë deri në -13 gradë celsius në disa vende.
Reshje dëbore priten të premten në 90 % të vendit, duke përfshirë dhe Tiranën e Vlorën.

“Kemi pasur një ulje të ndjeshme të temperaturave ditët e fundit. Pritet që edhe dita e nesërme të sjellë reshje dëbore në pjesë më të madhe. Reshjet e dëborës do përfshijnë 90% të territorit.

Do kemi reshje edhe në zonat e ulëta. Temperaturat minimale do shkojnë në -13 gradë, ndërsa maksimalja 7 gradë.

15-ditësh i parë i janarit pritet të jetë i ftohtë dhe me pak reshje. Gjatë ditës së nesërme ekziston mundësia që edhe Tirana dhe Vlora të preken nga flokët e dëborës. Ngricat do të jene më shumë prezentë gjatë këtyre ditëve, ndërsa pjesa e dyte e janarit do jetë në vlerat normale për stinën”- tha sinoptikania.