Parashqevi Simaku prek me dedikimin për të birin: “Largësia nuk e zbeh dashurinë e një nëne”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka prekur ndjekësit me një mesazh plot emocion dedikuar djalit të saj, Luke.
Përmes një postimi në rrjete sociale, artistja ka shprehur mallin dhe dashurinë e pafund që ndien për të birin, pavarësisht largësisë që i ndan, shkruan Indeksonline.
“Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne, çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë – drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë,” , ka shkruar Simaku, duke shoqëruar fjalët me simbole dashurie e zemre. 💙
Postimi i artistes është pritur me shumë komente pozitive dhe urime nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes nënës dhe djalit./Indeksonline/