75 Mall Live Search
14:33 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / k.v

Paratë e humbura i kthehen qytetarit

Mëngjesin e sotëm, Stacioni Policor në Klinë, është informuar për një rast i cili sipas ankuesit ka ndodhur në tregun e kafshëve në Klinë.

Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar ankuesin, i cili deklaron se i kanë humbur para (të holla) në shumë prej: dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro.

Dy qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura në prezencën e Policisë ia kthejnë ankuesit te gjitha paratë (të hollat) në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro.

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve  me Policinё e Kosovës.