Paratë e mbledhura për Liam Paynen u dhurohen fëmijëve të prekur me kancerin

Familja dhe miqtë e Liam Payne kanë mbledhur një shumë marramendëse parash për një organizatë bamirëse për kancerin e fëmijëve pas vdekjes së tij shokuese.
Është zbuluar se familja dhe miqtë e yllit të One Direction mblodhën një shumë prej 31,303 £ për spitalin Great Ormond Street, pasi morën pjesë në funeralin e tij në nëntor, transmeton Indeksonline.
Dhe fansat gjithashtu dhuruan 1,808 £ të tjera përmes donacioneve në internet në emër të Liam.
Paratë do të shkojnë për ndërtimin e një spitali ku do të trajtohen fëmijët me sëmundjen e kancerit në Londër./Indeksonline/