Paratë e popullit të Kosovës arrijnë për familjet në Hjuston
Pas shumë përpjekjeve, duket se presidenti Thaçi ia arriti qëllimit.
Paratë të dedikuara për familjen e prekura nga uragani ‘Hervey’ tashmë kanë arritur në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zyra për Informim e presidentit Thaçi ka konfirmuar për zerin se 100 mijë dollarë tashmë janë transferuara dhe do të shkojnë direkt për familjet e prekura nga uragani, i cili kishte lënë të shkatërruara shumë shtëpi në Hjuston.
“Në bazë të kërkesës së presidentit Thaçi dhe miratimit nga Qeveria Haradinaj, është bërë transferimi i fondeve nga ana e institucioneve të Kosovës për familjet, të cilat kanë pësuar nga uragani “Harvey”, ka konfirmuar Presidenca.
Sipas kësaj zyre, presidenti Thaçi qysh në fillim ka potencuar se kjo është një shumë e vogël, por me një simbolikë të madhe, që ka pas për qëllim solidarizimin e popullin amerikan.
“Populli amerikan ka mbështetur popullin tonë në të gjitha periudhat. Kjo është një simbolikë për të shpreh mirënjohje për ndihmën e tyre për popullin e Kosovës”, thonë në Presidencë.
Thaçi në fillim të shtatorit i kishte kërkuar kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa, që do të bëjë ndarjen e parave për Hjuston, mirëpo një gjë të tillë kabineti qeveritar , i udhëhequr nga Mustafa nuk e kishte bërë.
Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryeministër, kabineti Haradinaj kishte marrë vendim për ndarjen e mjeteve.