12:47 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Paratë që fitoj për ditëlindje u bleu ushqim të pastrehëve (Video)

Një vajzë nëntë vjeçare shpenzoi të gjitha paratë e saj të ditëlindjes duke blerë ushqim për njerëz të pastrehë në rrugët e Mançesterit.

Kur Molly McGinley vërejti disa punëtorë bamirësie që ndihmonin një të pastrehë një ditë, ata e frymëzuan atë për të ndërmarrë këso veprime.

 

Ajo vendosi të imitonte veprat e tyre të mira duke bërë atë që mundi për të ndihmuar njerëzit që flinin në rrugë, transmeton Indeksonline.

Kur i erdhi ditëlindja, në vend që të shpenzonte paratë që ajo kishte marrë, ajo u nis me nënë e saj, Janine Kenny, për t’i treguar dashamirësinë e vogël.

Njerëz të shumtë janë shprehur mirënjohës për veprimin e vajzës./Indeksonline/