09:50 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pardew rikthehet në Premierligë, merr drejtimin e kësaj skuadre? (Foto)

Trajneri i njohur për futbollin në Angli, Alan Scott Pardew është afër rikthimit në Premierligë.

56-vjeçari pritet që së shpejti të emërohet trajner i West Bromëichit, transmeton IndeksOnline.

Mediat në Britani thonë se ish-trajneri i Crystal Palaces do të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme.

Pardew së fundi ishte te Crystali, por më 22 dhjetor të vitit 2016 ai u shkarkua nga detyra. Tani anglezi është një analist në “Sky Sport”.

Kujtojmë se WBA-ja shkarkoi Tony Pulisin për shkak të rezultateve të dobëta./IndeksOnline/