75 Mall Live Search
23:03 / E Diele, 09 Korrik 2023 / MSH

Pare “si zalli, por Newcastle nënshkruan me portierin “skandaloz”

I shquar për “gafat” në momentet më decizive të lojës, si në finalene Champions League, ndaj Real Madrid, ish-portieri i Liverpool, tashmë i Newcastle, Loris Karius ka surprizuar ditën e sotme, teksa ka nënshkruar një kontratë të re me “bardhezinjtë” e Newcastle.

Njoftimi erdhi nga vetë klubi, të cilët postuan në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, momente nga nënshkrimi i kontratave të reja, me portierin gjerman, por edhe me anësorin e mbrojtjes, Paul Dummett.

Vendimi i “gardianit” gjerman të portës konsiderohet si surprizë, teksa përflitej për një kalim të tijin në Itali, aty ku do të bashkohej dhe me të fejuarën e tij, gazetaren e mirënjohur sportive, Diletta Leotta.