75 Mall Live Search
22:14 / E Martë, 08 Korrik 2025 / MSH

Paredes rikthehet në ekipin e tij të fëmijërisë

Boca Juniors ka arritur marrëveshje me AS Roma-n, për transferimin e Leandro Paredes.

Paredes do të fluturojë për vizitat mjekësore, shkruan IndeksOnline.

Marrëveshja verbale është arritur pas bisedimeve dhe negociatave të gjata në javët e fundit.

Paga fikse është pak më e ulët se klauzola e lirimit prej 3.5 milionë eurosh, por paketa totale me shtesa të ardhshme mund të arrijë në 3.5 milionë euro.

Paredes po rikthehet në ekipin e tij të fëmijërisë, aty ku mori hapat e parë si futbollist në vitin 2002./IndeksOnline/