Paria e PDK-së zbarkon në Lipjan, në mbështetje të Shukri Bujës

Drejtuesit e PDK-së kanë zbarkuar sot në Lipjan në përkrahje të kandidatit të kësaj partie për kryetar komune, Shukri Buja.
Përmes një postimi në Facebook, Buja ka falënderuar zyrtarët e PDK-së për mbështetjen që po i dhënë atij në garën për kryetar të Lipjanit, raporton IndeksOnline.
“Sot, së bashku me kandidatët tanë për Kuvendin Komunal, zhvilluam një takim me strukturat qendrore të PDK-së dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës: znj. Vlora Çitaku, z. Abelard Tahiri, z. Rashit Qalaj dhe z. Përparim Gruda. Ata konfirmuan mbështetjen e fuqishme për kandidaturën time për kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe për ekipin tonë fitues”, ka shkruar Buja.
Tutje ai shkruan se kjo përkrahje, e bashkuar me besimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë, është dëshmia më e qartë se fitorja në Lipjan është e PDK-së. /IndeksOnline/