Parim Olluri paralajmëron padi ndaj anëtarit të VV-së

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka paralajmëruar padi ndaj anëtarit dhe filozofit nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, pasi ky i fundit e akuzoi se është pjesë e lobit serbo-rus.
Mirëpo, Olluri ka thënë se VV po bën linçime ndaj gazetarëve e mediave
Ai tha se gjyqi është vendi ku duhet të përballen personat e tillë.
“Do ta padise per shpifje filozofin e Vetevendosjes, Hysamedin Ferajn! Paska shkruar se jam pjese e lobit serbo-rus qe punon per kthimin e pjesshem apo te plote te Kosoves nen Serbi.
Akuzat e tilla te njerezve te partise ne pushtet nxisin linçim ndaj gazetareve e mediave kritike. Kjo eshte tendence per mbyllje goje te kritikeve dhe perben rrezik per lirine e shprehjes ne Kosove. Gjyqi eshte vendi ku duhet marrin pergjigje te merituara shpfijet e tilla, te hedhura ne publik nga filozofi i VV-se.”, ka shkruar Olluri.
E gjithë kjo u bë pasi Feraj pak më herët përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar disa politikanë e drejtorë të mediave në Kosovë se janë pjesë e lobit serbo-rus./IndeksOnline/