Parim Olluri: Skandalet dëshmojnë se sa lehtë Agim Ademi dhe klika e tij rrezikojnë suksesin e Kosovës

Udhëtimi i Kosovës drejt Dohas së Katarit u përshkrua me skandale të shumta.
Fillimisht Presidenti i FFK’së, Agim Ademi, ka zgjedhur një numër të madh nga figurat e njohura të futbollit në Kosovë që t’i marrë me vete në Katar.
Kjo po vlerësohet të jetë si një taktikë nga Ademi që t’i ‘blejë’ qëndrimet e këtyre personave, para zgjedhjeve që pritet të mbahen brenda shtëpisë numër një të futbollit kosovar.
Më pas Agim Ademi deklaroj se shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit janë mbuluar nga Kombëtarja e Suedisë, e që doli të jetë e pavërtetë. Menaxheri i Suedisë, Stefan Petterson, për ‘Football Channel’ ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
E gazetari, Parim Olluri, ka thënë se këto skandale dëshmojnë se sa lehtë Agim Ademi dhe ‘klika’ e tij e rrezikojnë suksesin e arritur deri më tash nga Challandes, Muriqi, Rashica e të tjerët.
“Skandalet qe ndodhen ne prapaskene deshmojne se sa lehte Agim Ademi e klika e tij e rrezikojne suksesin e arritur deri me tash nga Challandes, Muriqi, Rashica e te tjeret.
1. Agim Ademi i merre mbi 30 veta atje. Zyrtar te FFK-ss dhe anetare te klikes se tij. Ia mundeson nje udhetim ne Katar ne kembim te votes per zgjedhjet e paralajmeruara ne Federate,
2. Agim Ademi genjen publikisht qe Federata e Suedise i mbulon shpenzimet e ekipit te Kosoves. Demantohet nga menaxheri i kombetares se Suedise, i cili keshe ne za me kete pohim te Agimit,
3. Futet ne loje edhe djali i Ramiz Lladrovcit. Ne Katar shfaqet edhe vete Ramizi sepse pa nderhyrje politike keta nuk dine me jetu” – ka shkruar Parim Olluri në ‘Facebook’.