75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 05 Mars 2024 / L K

“Paris Fashion Week”, Kim Kardashian, Georgina dhe një kosovare

Greta Dreshaj, dizajnerja pejane ka arritur një sukses të radhës në botën e modës. Greta ka marrë pjesë në “Paris Fashion Week”, krah emrave më të shquar të kësaj industrie.

Java e Modës në Paris ka përfshirë mbi 100 shfaqje ku janë përzgjedhur shtëpitë më të mira të modës si Channel, Christian Dior dhe Yves Saint Laurent, si dhe stilist më pak të njohur.

Gresa ka prezantuar në këtë ngjarje të madhe të modës brendin e saj UNIKKO.

Kjo sfilatë është mbajtur në Westin Paris në Place Vendome që është shesh ikonë i cili është i ndërtuar në mënyrë elegante dhe është njëra nga shtëpitë më të shtrenjta në Paris.

Në këtë eveniment kanë marrë pjesë edhe emra të famshëm të modës së modës e shoëbizit si Kim Kardashian e Georgina Rodriguez./Indeksonline/