Paris Hilton i përgjigjet djalit që tha se i kishte vjedhur asaj një palë syze

Paris Hilton e dëshmoi edhe njëherë që është ikonike!
Duke ndjekur trendin “One Thing About Me”, tiktoker-i Gregory Brown postoi një video ku rrëfente se para 15 vitesh i ka vjedhur një palë syze Paris Hilton dhe ajo e bëri videon duet, për t’i kthyer përgjigje.
“Diçka që duhet ta dini për mua është se njëherë vodha Paris Hilton dhe shpresoj që ajo të mos e shohë kurrë këtë video, sepse mund të përfundoj në burg”, tha ai.
“Isha në koncertin e M.I.A dhe ishte fantastike. Po pija dhe (bën gjestin e konsumimit të marijuanës). Dola nga koncerti dhe një makinë e madhe, e zezë u shfaq, shumë njerëz brohoritën dhe Paris Hilton doli nga makina”, vijoi Gregory.
“Më pas, të gjithë hynë brenda, edhe Paris Hilton. Vendi e ka emrin “The Guvernment” në Toronto, nëse e keni parasysh. Të gjithë bënë gjënë e tyre dhe ikën. Por makina ishte ende atje dhe një miku im hapi derën. Nuk ishte askush brenda dhe ne hymë në makinë. Po qeshnim dhe po bërtisnim, ishim në makinën e Paris Hilton”, u shpreh tiktoker-i.
“Më pas, miku im tha: “Vrapo!” dhe unë mendova se po vinte policia, ndaj vrapuam. Por, miku im në fakt po bërtiste nga gëzimi, sepse kishte vjedhur syzet e saj Christian Dior. Më fal, Paris”.
Brown i bëri edhe thirrje Paris të mos e fuste në burg, sepse në fund të ditës, ajo është e pasur. Ai gjithashtu pranoi se syzet i kishin marrë me vete kudo, duke e kthyer këtë në një traditë udhëtimi.
Por ndryshte nga ç’e priste, Paris jo vetëm që e pa videon, por bëri edhe një #duet me të, duke qeshur dhe pozuar me një palë syze rozë, me zemra.
Gregory shkori një koment dhe i tha: “Të kërkoj ndjesë, Paris, mund të t’i kthejmë! Ende i kemi! Je më e mira!
Paris i ktheu përgjigje, duke i thënë se e ka falur dhe se po, mund t’i mbajnë syzet e saj Christian Dior dhe se nuk donte ta prishte traditën e tyre.