11:58 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Paris Hilton rrëfen për videon erotike: “Po trajtohesha në mënyrën më të tmerrshme”

Kanë kaluar më shumë se 14 vite që nga videoja e seksit të Paris Hilton-it, e cila foli së fundmi për gjithë çka i shkaktoi publikimi i videos së famshme.

Disa javë pasi Paris po njihte famën në saj të reality shoë-t “The Simple Life”, u publikua videoja erotike e saj me të dashurin e atëhershëm, Rick Salmon. Paris Hilton ishte vetëm 19 vjeç kur u kthye papritur në qendër të vëmendjes, në 2003-shin.

Dokumentari “The American Meme” pati premierën këtë të premte në Tribeca Film Festival 2018 dhe trajton ngritjen (dhe rënien) e yjeve të rrjeteve sociale si Paris Hilton, Brittany Furlan etj.