Paris Saint-Germain transferon Pablo Sarabian
Skuadra franceze Paris Saint Germain ka transferuar mesfushorin ofenziv Pablo Sarabia nga Sevilla.
‘Sheikët’ nuk e kanë pasur problem të paguajnë 18 milionë euro për të liruar nga klauzola mesfushorin 27 vjeçar.
Sarabia ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me PSG-në.
Edicionin e kaluar spanjolli kishte shënuar 12 gola dhe 13 asistime në La Liga. /Indeksonline/