14:37 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / Blerim

Paris SG publikon raportet mjekësore të futbollistëve, ky është vendimi për Icardin

PSG-ja, sot ka publikuar raportet mejkësore të kryera nga klubi për futbollistët e lënduar.

Këto raporte mjekësore kanë të bëjnë me futbollistët, Idrissa Gueye, Mauro Icardi, Marquinhos, Julian Draxler, Thilo Kehrer dhe Juan Bernat.

Idissa Gueye dhe Mouro Icardi pas seancës stërvitore sot, do të vlerësohen edhe njëherë nga mjekët se a do të jenë të gatshëm t’i bashkohën pjesë tjetër të klubit.

Marquinhos është kursyer për 48 orë pas një shqëtësimi të vogël në këmbë.

Julian Draxleri është në fazën e rikuperimit.

Thilo Kehreri vazhdon programin e tij të trajtimit.

Juan Bernati vazhdon rehabilitimin e tij pas operacionit të gjurit.

Abdou Diallo është pezulluar.