75 Mall Live Search
23:17 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Parisi fiton bindshëm ndaj Strabourg

Paris SG arriti që me rezultatin final në 4:0, ta mposhtë skuadrën e Strabourg në duelin që i takoi xhiros së 17’të në Ligue 1.

Pembele zhbllokoi shifrat në minutën e 18-të, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë brenda 10 minutave, PSG-ja realizojë tri herë për të siguruar fitoren.

Kylian Mbappe pas asistimit të Di Marias dyfishojë shifrat (80′), kurse Gueye trefishojë rezultatin (89′).

Fitoren e vulosi talenti italian Moise Kean në fundin e ndeshjes (90+1).

PSG vazhdon të renditët në pozitën e tretë me 35 pikë, derisa Strasbourg qëndron në vendin e 17-të me 14 sosh.