75 Mall Live Search
13:26 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Parkim katastrofal, qytetari bllokon rrugën e emergjencës në QKUK

Qytetarët e Kosovës ankohen shpesh herë për mungesë të parkingut në Spitalin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, megjithëse ata paguajnë biletë për të hyrë te rrethina.

Sot ka ndodhur një rast interesant te Klinika Emergjente, ku një qytetar kishte parkuar te dalja e rrugës dhe ambulanca kishte vështirësi për të kaluar, shkruan Indeksonline.

Megjithatë pas disa manovrimeve ambulanca i’a doli.

Sigurisht që duhet patur kujdes në raste të tilla sepse parkingu i gabuar i veturës mund t’i kushtoj dikujt me jetë. /Indeksonline/