14:30 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / k.v

Parkim në vend të ndaluar/ Policia gjobitë zyrtarët e shtetit në Prishtinë

Policia e Kosovës nuk kursen as veturat zyrtare kur ato janë të parkuara në vend të ndaluar.

Njësiti i trafikut sapo i ka vendosur gjobë shoferit i cili ka parkuar automjetin zyrtarë të komunës në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

30 euro është dënimi të cilin zyrtari i komunës duhet të paguar për këtë kundërvajtje.

Edhe në të kaluarën policia ka gjobitur e konfiskuar vetura zyrtare në Prishtinë të cilat janë parkuar në vend të ndaluar./IndeksOnline/