75 Mall Live Search
14:11 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / k.v

Parkimi i “çuditshëm” legal në Graçanicë (Foto)

Në qendër të Graçanicës mund ta parkosh veturën në trotuar.

Kjo është lejuar edhe më shenjë të komunikacionit të vendosur në një shtyllë elektrike.

Kalimtarëve u është vështirësuar qarkullimi në këtë pjesë të qytetit për shkak se qytetarët po i ndalojnë makinat në trotuare.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga kjo pjesë ku shihet shenja e vendparkimit, trotuari dhe ndalimi i automjeteve.

Qytetarët kërkojnë nga komuna të rishikojë shenjat e komunikacionit, sepse kjo e fundit nuk përkon me kushtet e rrugës./IndeksOnline/`