Parkimi jo i duhur i veturës zyrtare në kryeqytet
Shkelja e rregullave nga personat zyrtarë në Kosovë është bërë temë e diskutimit tash e sa kohë, përcjellë Indeksonline.
Përkundër kësaj, ata nuk janë duke ndaluar së bëri shkelje.
Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, evidentohet edhe një shkelje tjetër e zyrtarëve.
Parkimi i veturës në mënyrë jo të duhur është këtë herë gabimi që ka bërë vozitësi në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.
Nga kjo fotografi shihet se ndonëse hapësirat e lejuara për parking ishin të mbushura, vetura 3Z është parkuar afër tyre, duke bllokuar kështu edhe veturat që paraprakisht ishin në parking ./Indeksonline/