75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 12 Mars 2021 / k.v

Parkingjet e zbrazura në kryeqytet

Parkingjet që dikur ishin të ngarkuara nga automjetet në qendër të Prishtinës, tani janë zbrazur.

Arsyeja është që tani ato janë marr nën menaxhim nga “Prishtina Parking” ku shoferët duhet të paguajnë për sa kohë që parkojnë automjetin.

Parkingu në rrugën “Fehmi Agani” të kafet e vogla dhe tjetri afër stadiumit “Fadil Vokrri”, të premten paradite ishin pothuajse të zbrazura.

Në zonën 1, që është qendra e kryeqytetit shoferët duhet të paguajnë 1 euro për një orë parking./IndeksOnline/