08:57 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Parkingu bëhet “mollë sherri” për dy taksistë në Istog, rrahin me njëri-tjetrin

Policia e Kosovës, dje pasdite rreth orës 14:40, ka arrestuar dy persona në Istog.

Ata janë rrahur me njëri-tjetrin në lidhje me një parking të taksive, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/