15:15 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Parkingu i Drenasit i dorëzohet në menaxhim shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së

Pas miratimit të vendimit nga ana e Kuvendit të Komunës për shfrytëzimin e përkohshëm të parkingut të qytetit dhe pas marrëveshjes së nënshkruar nga

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, edhe zyrtarisht, sot i është dorëzuar kjo pjesë për shfrytëzimin e veturave që do ta menaxhojnë shoqatat e dala nga lufta.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, sot i ka dorëzuar këtë pjesë shoqatave e cila do të menaxhoj me të hyrat e krijuara në këtë hapësirë publike