Parkingu nëntokësor, Komuna vendos mos t’i pres drunjët të Filologjiku

Ka disa ditë që kanë nisur punimet në ndërtimin e Parkingut nëntoksor në oborrin e Fakultetit Filologjik, raporton IndeksOnline.
Ndërsa ky vend është shquar për oborrin e mbushur me drunj të shumtë, të cilët i kanë dhënë hijeshi kësaj pjese të kryeqytetit.
Mirëpo pas ndërtimit të parkingut nëntokësor, ata drunj është dashur të hiqen nga ata, por lajmi i mirë është se ata nuk janë prerë por vetëm janë zhvendosur.,
Ndërsa kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka pasur një kërkesë për banorët, që të mos i dëmtojnë këta drunj.
“Tanimë kanë filluar punimet në parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Jam i lumtur që kemi arrit me i zhvendos drunjët në afërsi te biblioteka dhe meqenëse janë të zhvendosur kishim lutur qytetarët që mos ti prekin apo të parkohen afër tyre. Në ndërkohë do të rrisim numrin e drunjve te hapësira e parkingut dhe kështu gati se do të katërfishojmë numrin e drunjve në këtë hapësirë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.