Parkingu nëntokësor në Prishtinë hapet me 28 nëntor

Parkingu nëntokësor në Prishtinë është drejtë përfundimit, me 28 nëntor pritet të behët hapja solemne. Por ajo çfarë ra në sy më shumë është çmimorja e këtij parking. Ajo është bëre publikë para disa ditëve por nuk është pritur mjaftë mirë nga qytetarët.
Ka pasur kritika të shumta lidhur më këtë çmimore, pasi është cilësuar si e shtrenjtë.
Por, Drejtori i këtij parkingu, Korab Fazliu tregoj për IndeksOnline se pse kanë ardhur në përfundim më këtë çmimore. Ai theksojë se parkingu nuk e ka për qëllim të bllokohet me vetura mujore dhe vjetore.
“çmimorja e parkingut është vendosur në bashkëpunim më komunën e Prishtinës, çmimet e larta që kemi marrë kritika ndaj qytetarëve e është për arsye që parkingu nëntokësor nuk është i paraparë që të bllokohet me vetura mujore dhe vjetore. Qëllimi i parkingut është që në parking të futen veturat ditore, vjen e përfundon punën dhe del prej parkingut, për këtë arsye çmimet e larta janë për t’iu shmangur qytetarëve apo bizneseve për të marrë parking gjashtë mujore ose vjetor, për arsye se ne atë moment që një veturë e paguan parkingun për një vit, atëherë parkingu është i rezervuar vetëm për ty 24-orë, d.m.th. parkingu është -1 parking. Nëse i lëshojmë 300 parkingje me vjetore atëherë parkingu është -300 parkingje dhe po na mbesin vetëm 300 për qytetarë që e shfrytëzojnë parkingun për përditshmëri, prandaj kësaj ju kemi shmangur”, ka thënë Fazliu.
Ai tha se çmimet ditore janë sikur në krejt Prishtinën, 1 euro është ora deri në orën 16:00 të qëndrimit, pastaj çmimi zbret në 80 cent. Ndërsa, ditorja është 15 euro.
Sipas tij, pjesa e gjelbërimit mbi parking do të jetë pjesa më e bukur e kryeqytetit.
“Nuk kemi shumë dallim prej parkingjeve të tjera në qytetin e Prishtinës, duke marrë parasysh shumën e investimit qe e kemi bëre, sepse kemi investuar shumë marramendëse dhe e kemi çmimin e njëjte me parkingjet që nuk kanë asnjë lloj investimi. Parkingu nëntokësor ka 80 kamera edhe pjesa e gjelbërimit, që besoj do të jetë pjesa më e bukur e kryeqytetit, është e projektuar, e ndërtuar, e kontrolluar prej italianëve, janë më shumë se 15 mijë rrënje pemë që janë mbjellë. Janë mbi 400 drita të vendosura dhe qëllimi ynë është që peizazhi gradualisht të shndërrojmë në park atraktiv dhe bibliotekë të hapur. Parku është paraparë të digjitalizohet, studentët do të kenë mundësi të mbushin llaptopin, telefoni”, tha ai për IndeksOnline.
Parkingu gjithashtu është nën mbikëqyrje prej stafit 24-orë dhe përbëhet prej një stafi që do të punojnë gjithë kohës.
Fazliu nuk e shmangi mundësin që çmimorja të lëvizi, ai bëri të ditur se do të bëjnë edhe oferta të ndryshme.
“Pasi të hapet parkingu në bashkëpunim më kryetarin e komunës do të vendosim të bëjmë plane për oferta të ndryshme të parkingut, gjatë vikendit, pasdite, festa me çmime të tjera. Nuk kemi pas mundësi të zhvillojë këtë prej fillimit pasi është procedurë ligjore, mirëpo për të ardhmen plan ii vetëm është që me qenë laramani e çmimeve në kohë të ndryshme”, përfundoi ai./IndeksOnline/