75 Mall Live Search
14:13 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Parkingun publik banorët e “rrethuan” si privat, pas ankesës së Indeksonline Komuna ua heq

Prishtina duke qenë kryeqendra e Kosovës, është  e mbingarkuar gjatë tërë ditës me numrin e madh të veturave, që janë jo vetëm të banorëve rezidentë por edhe të qytetarëve të tjerë që punojnë e veprojnë në të, shkruan IndeksOnline.

Në njërën  nga lagjet më të mëdha të Prishtinës, atë ‘Dardania’, banorët po ankohen se parkingu publik, e i përbashkët është uzurpuar nga disa persona, duke vendosur pengesa rreth tij.

Të kontaktuar nga IndeksOnline, nga komuna e Prishtinës, kanë bërë të ditur se nuk kanë pasur ndonjë ankesë në lidhje me këtë rast por se tani  ekipi i Drejtorisë së Inspekcionit ka reaguar duke i hequr menjëherë pengesat.

“Nuk kemi pranuar ndonjë ankesë deri më tani. Në ndërkohë, pengesat janë larguar nga ekipi i Drejtorisë së Inspekcionit. I inkurajojmë të gjithë qytetarët që ankesat e ngjashme të i lajmërojnë ne Drejtorin e Inspekcionit, në mënyrë që të mund të veprohet”, bëhet e ditur në përgjigjen e dhënë nga Zyra për Informim e komunës së Prishtinës.