75 Mall Live Search
12:54 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fut veturën në kuzhinë për ta mbrojtur nga uragani

Pasi shkatërroi ishujt Bahama, uragani “Dorian” niset për në brigjet e Floridas, në SHBA.

Në Bahama, të paktën shtatë njerëz kanë humbur jetën pas uraganit dhe janë shkaktuar dëme të mëdha.

Ndër shtetet më të rrezikuara është Florida, ku shumë banorë kanë frikë nga moti.

Ndërsa shumica e njerëzve kujdesen për sigurinë e tyre, disa kanë gjetur kohë ta mbrojnë edhe pronën e tyre të luajtshme, kështu që një banor nga Florida ka futur makinën e gruas së tij në kuzhinë.

Puna e tij u lehtësua nga dyert e para me xham të dyfishtë, si edhe dimensionet e automjetit, duke pasur parasysh që ishte një Smart i vogël.