75 Mall Live Search
16:20 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Parku në Komunën e Podujevës, pothuajse tërësisht i shkatërruar

Që nga viti 2008 ka filluar të shfrytëzohet parku “Manchestër” në Komunën e Podujevës, mirëpo ajo çfarë bie në sy është mirëmbajtja e saj e cila lë për të dëshiruar.

Të gjitha shportat në atë park që shërbejnë për hedhjen e mbeturinave pothuajse janë të dëmtuara, ulëset gjithashtu të shkatërruara si dhe dritat të cilat janë të vendosura në shtylla për ndriçim gjatë mbrëmjes i kanë vjedhur siç raportojnë qytetarët e kësaj komune, e gjithë ky dëmtim vjen nga njerëz të papërgjegjshëm shkruan Indeskonline.

Fatkeqësisht, në shumë parqe nëpër Komunat e Kosovës, ndodh e njëjta ku mund të shohim se si shkatërrohen ulëset nga njerëz të papërgjegjshëm,/Indeskonline/