23:18 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Parlamenti britanik ndërpret seancën pasi çatia filloi të pikonte

Brexit ka futur Britaninë e Madhe në një kaos politik e ekonomik me Parlamentin në qendër të vëmendjes pasi nuk po miraton marrëveshjen e May për daljen nga Bashkimi Evropian.

Kur deputetët u mblodhën sërish aty për të diskutuar mbi këtë marrëveshje dhe për t’i paraprirë votimit të së hënës, ata u detyruan ta lënë seancën përgjysmë.

Arsye ishte çatia e parlamentit e cila filloi të pikonte.

Kryesuesi i seancës, Lindsay Hoyle, ndaloi fjalimin e njërit deputet duke thënë se duhej ta ndërprisnin seancën pasi problemi nuk kishte mundësi të zgjidhej shpejtë.