Parlamenti britanik pezullon punimet
Parlamenti britanik do të pezullojë punimet deri më 14 tetor, deklaroi zëdhënësi i Downing Street-it.
Burimet konfirmojnë se kryeministri, Boris Johnson, s’e ka ndërmend të shtyjë procesin Brexit-it në Bruksel, pavarësisht miratimit të të ashtuquajturit Ligji kundër mosmarrëveshjes dhe se Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja më 31 tetor.
Megjithatë, një marrëveshje e re është akoma e mundur dhe se momenti i fundit i dobishëm për sanksionimin e tij do të jetë Këshilli Europian i 17-18 tetorit.