75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Parlamenti i ri serb pritet të formohet deri më 25 korrik, 189 deputetë të partisë së Vuçiqit

Serbia parashihet të ketë përbërjen e re të Parlamentit deri më 25 korrik, pra 30 ditë nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të djeshme.

Sipas mediave serbe pasi që nuk pati parregullsi të shumta, Komisioni Zgjedhor parashihet të shpallë rezultatet përfundimtare brenda ditës së enjte, më 25 qershor.

Qeveria e Re duhet të formohet jo më vonë se 90 ditë pas krijimit të Parlamentit, ndryshe ky parlament do të shpërbëhet.

Kjo do të thotë se Qeveria e re e Serbisë duhet të formohet më së voni deri më 25 tetor, transmeton Indeksonline.

Sipas parashikimeve të para, SNS partia e Aleksandar Vuçiqit, do të ketë 189 deputetë, koalicioni SPS-JS 32 deputetë dhe lista e SPAS 12 deputetë si edhe deputetët e njohur në Serbi si të komuniteteve./Indeksonline/