75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Parlamenti sot “i mbushur” me ministra

Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Ajo çfarë bie në sy është prania e ministrave të Qeverisë së Hotit në këtë seancë.

Për dallim nga shumë seanca të mëhershme ku dukshëm është vërejtur mungesa e ministrave nëpër seanca parlamentare pavarësisht qeverisjes, sot të pranishëm në Kuvend janë thuajse të gjithë ministrat, raporton Indeksonline.

Si fillim në këtë seancë janë betuar katër deputetët e rinj, të cilët do të zëvendësojnë dy zv.kryeministra dhe dy ministra të zgjedhur në Qeverinë e re./Indeksonline/