75 Mall Live Search
19:49 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Parlamenti Studentor viziton familjen e studentit të ndjerë Agon Musliu

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot kanë vizituar Familjen Musliu, familjen e studentit të shkëlqyer Agon Musliu, i cili ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike gjatë karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Gjatë vizitës në familjen Musliu, përfaqësuesit e studentëve kanë shprehur solidaritet me dhimbjen e madhe të Familjes që e kishte Agonin djalë të vetëm.

Më pastaj, studentët kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqetë me lule, pranë varrit të Agonit.

Ja postimi i plotë i Parlamentit Studentor në rrjetin social:

Sot, si përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, së bashku me kryesinë e PS-së, vizituam familjen e studentit të ndjerë Agon Musliu, duke shprehur solidaritet me rastin e humbjes së jetës së tij. Pas mikpritjes që na bëri familja Musliu, diskutuam për veprimtarinë dhe sukseset e Agonit si student dhe më pas shkuam për të bërë homazhe te varri i tij. Bashkëndiejmë me të gjithë familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për studentë dhe njerëz të shkëlqyeshëm.

Parlamenti Studentor 2020