75 Mall Live Search
13:18 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Parlamenti suedez do të votoj javën tjetër për zgjedhjen e kryeministrit të ri

Zgjedhjet në Suedi u mbajtën me 9 shtator por që nga atëherë asnjë parti nuk ka arritur të marrë mandatin për të udhëhequr.

Krejt kjo si pasojë e rezultatit të ngushtë mes tre partive të para, transmeton Indeksonline.

Pasi dështuan Social Demokratët të merrnin shumicën në Kuvend, tash do ta provoj Qendra e Djathtë e Moderuar.

Ata kanë propozuar liderin e tyre Ulf Kristersson para kuvendit. Votimi për kryeministër do të mbahet javën tjetër me 14 nëntor.

Kristersson ka një javë kohë të gjej një partnerë koalicioni nëse dëshiron të marrë udhëheqjen e Suedisë./Indeksonline/