21:16 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Parregullësi edhe në Prizren, mbi 6 vendvotime vendosen në karantinë

Saga e përfundimit të procesit zgjedhor në Prishtinë do ta ketë epilogun pothuajse të ngjashëm edhe në Prizren.

Rezultati shumë i ngushtë në këto komuna ka bërë qe partitë politike të ushtrojnë një sërë ankesash. PDK është treguar mjaftë e vëmendshme duke u ankuar për parregullësi për presion ndaj votuesve në lagjen Kurillë në Prizren dhe në shkollen “Motrat Qiriazi”.

Nga burime në KQZ merret vesh po ashtu se mbi 6 vendvotime në Prizren tash janë vendosur në karantinë. Epilogun përfundimtar të fituesit në Prizren dhe Prishtinë duket se do ta përcaktoj numërimi i votave me kusht.