10:12 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Parregullsi edhe në Prizren, mospërputhje të rezultateve në qendrën më të madhe të votimit

Saga e përfundimit të procesit zgjedhor në Prishtinë do ta ketë epilogun pothuajse të ngjashëm edhe në Prizren.

Rezultati shumë i ngushtë në këto komuna ka bërë qe partitë politike të ushtrojnë një sërë ankesash.

Vetëm pas këtij rezultati të ngushtë kanë dal në shesh një sërë parregullsish edhe në qytetin e Prizrenit.

Nga ky qytet, tashmë mbi 6 vendvotime janë vendosur në karantinë ndërsa në qendrën më të madhe të votimit ka mospërputhje të rezultateve.

PDK është treguar mjaftë e vëmendshme duke u ankuar për parregullësi në këtë qendër si dhe për presion ndaj votuesve në lagjen Kurillë në Prizren dhe në shkollen “Motrat Qiriazi”. Epilogun përfundimtar të fituesit në Prizren dhe Prishtinë duket se do ta përcaktoj numërimi i votave me kusht.