75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Partesh: Djali i dehur rrah babanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Partesh, i cili dyshohet se ka rrahur babanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht (babanë e tij) viktimën mashkull K-Serb, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/