Partesh, roja e ndërtesës gjendet pa shenja jete

Një person është gjetur pa shenja jete në Pasjan të Parteshit.
Viktima ishte punëtor roje në një ndërtesë, teksa është gjetur i vdekur mengjesin e djeshëm, në vendin e punës.
Sipas policisë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor, për t’u dërguar pastaj trupi i pajetë në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.