75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Partia del me njoftim të hapur, kërkon mbylljen e Lojërave të Fatit

Lëvizja për Bashkim ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të Lojërave të Fatit.

Duke qenë se lojërat e fatit, më shumë se zgjidhje e problemeve ekonomike dhe të mirëqenies për qytetarët, shkaktojnë probleme të reja për familjet e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi, Lëvizja për Bashkim kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që të ndjekin shembullin e atyre të Republikës së Shqipërisë dhe, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore, ta pamundësojnë veprimin e këtij lloji të biznesit në vendin tonë.

“Pas vendimit për mbylljen e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë, është vërejtur dukuria e shtimit të tyre në Republikën e Kosovës. Pra, pronarët e këtyre lojërave nuk kanë hequr dorë nga biznesi i tyre por vetëm kanë ndërruar hapësirë.
Duke qenë se lojërat e fatit, më shumë se zgjidhje e problemeve ekonomike dhe të mirëqenies për qytetarët, shkaktojnë probleme të reja për familjet e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi, Lëvizja për Bashkim kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që të ndjekin shembullin e atyre të Republikës së Shqipërisë dhe, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore, ta pamundësojnë veprimin e këtij lloji të biznesit në vendin tonë.
Lëvizja për Bashkim konsideron se ky do të ishte një hap thelbësor në kuadër të luftës kundër kriminalitetit që, rrjedhimit, do të ndikonte edhe në aspektin e forcimit të sigurisë publike në vendin tonë” thuhet në njoftimin e LB-së.