13:52 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Partia e Emilija Rexhepit tregon arsyen se pse deputetja Aliti braktisi Grupin 6+

Indeksonline ka raportuar sot se deputetja boshnjake, Zikrete Aliti ka dhënë dorëheqjen.

Kësisoj Grupi 6+ në Kuvendin e Kosovës nuk është më i plotë.

Madje Aliti ka deklaruar se do të jetë vetëm deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Por tashmë nga partia e Emilija Rexhepit është bërë e ditur edhe arsyeja se pse deputetja Aliti braktisi Grupin 6+, transmeton Indeksonline.

“VAT-i nuk pranon asnjë qeveri ku nuk ka asnjë ministër nga komuniteti boshnjak”, thuhet në njoftimin e tyre.

Fikreta Aliti është anëtare e partisë “Nova Demokratska Stranka”, kryetare e së cilës është ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi./Indeksonline/