08:23 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Partia e Gjuriqit reagon për takimin me Sveçlën

Mbrëmë u shpërnda një fotografi ku shiheshin në një tavolinë anëtari i LVV-së, Xhelal Sveçla.

Pas këtij takimi reagoi LVV duke thënë se është është takim rajonal.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG. Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, thuhej në reagim.

Pas këtij takimi ka reaguar edhe partia e Marko Gjuriq, SNS.

“Marko Gjuriq është pjesëmarrës në një tryezë të përbashkët  për bashkëpunim rajonal që do të zhvillohet nga 7 deri më 9 dhjetor në Tiranë. Gjatë kësaj kohe në Tiranë, jashtë konferencës ai do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues politik nga Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova, si dhe me përfaqësues opozitarë të Serbisë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/