75 Mall Live Search
23:01 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Partia e Gruevskit assesi t’i pranojë të mirat për Maqedoninë, ky është reagimi fundit!

Lideri i partisë opozitare Maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka thënë se nuk e pranojnë vendimin e marrë sot në parlament për ndryshime kushtetuese.

Ai ka kërkuar zgjedhje të reja gjeneralë dhe presidenciale këtë pranverë, transmeton Indeksonline.

“Ne na duhen zgjedhje, ku Zaev do të mposhtet” u shprehë Mickoski.

Tutje ai është shprehur i bindur se partia që ai udhëheq do të fitonte në zgjedhje.

“Ky është vendim i 81 deputetëve të parlamentit por jo i popullit maqedonas” u shprehë ai.

Partia VMRO-DPMNE kishte marrë vendim që të mos merrte pjesë në votimin e ndryshimeve kushtetuese por nëntë deputetë të këtij subjekti shkuan në parlament dhe votuan për./Indeksonline/