75 Mall Live Search
17:55 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Partia e Ministres Redzepi nuk do ta votojë qeverinë e re?

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Redzepi pritet të mos jetë pro Qeverisë së re.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Redzepi që vije nga partia NDS ka dalur kundër Qeverisë së re pasi që nuk pajtohet që vendi të ketë një qeveri tjetër në kohën kur lufta më e madhe është ndaj koronavirusit.

Redzepi mësohet se është përgjigjur negativisht ndaj mundësisë për qeverisjen e LDK-së ngase mendon se është e pamundur të ketë një qeveri pa Vetëvendosjen si parti fituese e zgjedhjeve dhe pa PDK-në.

Burime të Indeksonline bëjnë te ditur poashtu se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do t’i takojë Listës Serbe në Qeverinë e re./Indeksonline/