Partia e pavarur liberale e Sllobodan Petroviqit nga sot nuk ekziston !

KQZ në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shlyerjen e Partisë së Pavarur Liberale nga regjistri i partive politike në Kosovë, ka pohuar për mediat serbe anëtari i KQZ Nenad Rikallo.
“Me propozim të zyrës për regjistrim dhe verifikim të partive politike e cila ka vërtetuar se kanë kaluar afatet për punë dhe ekzistenc të këtij subjekti politik, KQZ unanimisht e ka miratuar vendimin për shlyerje nga regjistri i partive politike SLS-në”, ka deklaruar Rikallo.
